Kemi qenë vazhdimisht dëshmitarë të punëve të mira që po realizohen gjatë viteve të fundit në Komunën e Podujevës. Të shohësh një numër të madh të punëve teksa përfundohen është kënaqësi shumë e madhe, mirëpo është nder i veçantë për ne të kontribuojmë në këtë rrugëtim drejt zhvillimit të vazhdueshëm të qytetit.
Në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, Berisha Group me ekipet e saj ka finalizuar renovimin e objektit të ish – furrës në rrugën “Ali Ajeti” në qytet.
Pas renovimit të këtij objekti, zgjerimit të kapacitetit të tij dhe përmirësimit të infrastrukturës së jashtme dhe të brendshme të objektit, kjo ndërtesë do të përdoret për nevojat e Organizatës “HANDIKOS”.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Podujevës z.Shpejtim Bulliqi dhe nga përfaqësuesit e kompanisë Berisha Group z.Naim Berisha dhe Lumni Berisha.
Falenderojmë kryetarin e Komunës dhe zyrtarët tjerë komunal për bashkëpunimin dhe korrektësinë e treguar gjatë kohëzgjatjes së këtij projekti.
Kompania lidere në sektorin e ndërtimit Berisha Group, në panairin ...
Vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në Kompleksin Park Towers ...
Berisha Group vjen me një ofertë speciale në qytetin e ...
Berisha Group vjen me një ofertë speciale në qytetin e ...
Në zemër të qytetit të Podujevës po merr jetë një ...
Berisha Group është në kërkim të 3 Inxhinierëve të Ndërtimit ...