Kemi qenë vazhdimisht dëshmitarë të punëve të mira që po realizohen gjatë viteve të fundit në Komunën e Podujevës. Të shohësh një numër të madh të punëve teksa përfundohen është kënaqësi shumë e madhe, mirëpo është nder i veçantë për ne të kontribuojmë në këtë rrugëtim drejt zhvillimit të vazhdueshëm të qytetit.
Në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, Berisha Group me ekipet e saj ka finalizuar renovimin e objektit të ish – furrës në rrugën “Ali Ajeti” në qytet.
Pas renovimit të këtij objekti, zgjerimit të kapacitetit të tij dhe përmirësimit të infrastrukturës së jashtme dhe të brendshme të objektit, kjo ndërtesë do të përdoret për nevojat e Organizatës “HANDIKOS”.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Podujevës z.Shpejtim Bulliqi dhe nga përfaqësuesit e kompanisë Berisha Group z.Naim Berisha dhe Lumni Berisha.
Falenderojmë kryetarin e Komunës dhe zyrtarët tjerë komunal për bashkëpunimin dhe korrektësinë e treguar gjatë kohëzgjatjes së këtij projekti.
Park Residence, një projekt modern dhe gjigand, i vendosur në ...
Investoni në banesën tuaj të ëndrrave në Berisha Group përmes ...
Me 29 shtator filluam rrënimin e objekteve ekzistuese dhe sot, ...
Kompleksi “N’SHESH”, një projekt modern i vendosur në qendër të ...
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se jemi pajisur zyrtarisht me Leje ...
Në edicionin e tretë të spektaklit madhështor 'Shën Tereza, shqiptarja ...