
Pas një sezoni jashtëzakonisht të suksesshëm në realizimin e projekteve ndërtimore, Berisha Group vazhdon misionin për të ndërtuar projekte të qëndrueshme dhe moderne në qytete të ndryshme të Kosovës.
Berisha Group, me krenari, prezanton dy projekte të reja afaristo-banesore që synojnë të sjellin një standard të ri jetese në Komunën e Obiliqit.
Misioni ynë është të ofrojmë për çdo familje një ambient të rehatshëm, të sigurt dhe bashkëkohor për jetesë, si dhe hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e biznesit apo çdo lloj aktiviteti tjetër.
Këto projekte janë projektuar për të siguruar rehati, funksionalitet dhe siguri, duke kombinuar jetesën moderne me mundësitë për zhvillim afarist.
Obiliqi po përjeton një zhvillim të vazhdueshëm urban dhe ekonomik, duke u kthyer në një zonë gjithnjë e më tërheqëse për banim dhe investime.
Projektet tona janë të vendosura në lokacione strategjike dhe të favorshme brenda komunës, me qasje të lehtë në pika kyçe, shkolla, dyqane dhe shërbime të tjera të përditshme.
Me këto projekte, Berisha Group po ndërton themelin e një mjedisi cilësor dhe funksional, ku zhvillimi mbështetet në qëndrueshmëri dhe e ardhmja ndërtohet mbi perspektivë të qartë.
Për më shumë informata mbi projektet, apo mundësi bashkëpunimi n’a kontaktoni në : ☎️ 0800 80 700
📞 +383 44 458 458
✉️ [email protected]
Park Restaurant& Coffee.If you're looking for a place where you ...
Eco Green Clean: The Perfect Cleaning Service for Your Home ...
The residential complex 'Park Towers,' located in the heart of ...
A home is not just a space to live in; ...
JOB VACANCY FOR THE FOLLOWING POSITIONS:-Scaffolders-Plastering, Facade, and Stucco Masters-Insulation ...
Yesterday, the seminar "Innovation and Best Practices in Construction," organized ...