Dje u mbajt Seminari "Inovacioni dhe praktikat më të mira në ndërtimtari" organizuar nga Berisha Group dhe
UTA - Ura Termike Akustike, distributor ekskluziv i produkteve
Schöck për Kosovë dhe Shqipëri!
Ky seminar bashkoi drejtues te kompanive të ndërtimit, profesionistë të industrisë së ndërtimit, akademikë të nderuar dhe inxhinierë ku u prezantuan teknologjitë më të avancuara të Schöck në izolimin termik dhe akustik, si dhe zgjidhje revolucionare përforcuese që transformojnë
projektet e ndërtimit.
Gjatë seminarit:
•U prezantuan produktet më inovative të Schöck, duke përfshirë teknologjitë e izolimit termik dhe akustik.
•Ekspertë të njohur ndërkombëtarë ndanë përvojën dhe praktikat më të fundit.
•Pjesëmarrësit patën mundësinë të krijojnë kontakte të reja dhe të përfitojnë nga ekspertiza globale.
Faleminderit shumë Dimitar Mishev nga
Schöck për prezantimin e shkëlqyer dhe një falënderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit.
Shpërndaj