Park Exclusive - një tjetër projekt gjigand që po realizohet nga kompania Berisha Group.
Me angazhim dhe përkushtim maksimal ekipet tona janë duke përmbyllur konceptimet e Bllokut Ndërtimor A16, ose siç ne po e quajmë Park Exclusive, projekt ky që do të ridefinojë elegancën urbane e konceptin e ndërtimit modern në Kosovë.
Drejtori Naim Berisha me pasion dhe krenari për Park Exclusive spjegon në pika të shkurta procesin e zhvillimit të punimeve drejt fillimit të ndërtimit të
kësaj pjese të re në kuadër të Kompleksit Park Residence.
Me një sipërfaqe prej 15,000m² të destinuara për afarizëm, 35,000m² të destinuara për banim dhe objekt i veçantë i menduar për zhvillimin e shërbimeve hotelerike padyshim që Park Exclusive do të jetë sinonim i ndërtimit modern dhe vendi ideal për çdo veprimtari jetësore.
Shpërndaj