Nga data 26 Korrik në qytetin e Podujevës fillon manifestimi tashmë tradicional “Ditët e Diasporës” aktivitet ky i cili realizohet në shenjë nderimi dhe respekti për të gjithë bashkëatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës.
Ky manifestim do të zgjasë deri me datë 09 Gusht 2024 dhe do ketë aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive të parapara për të gjitha moshat.
Në kuadër të manifestimit, me datë 31.07.2024, ne kemi paraparë zhvillimin e ekspozitës HOMETOWN EXPO, ku si kompani llapjane do prezentojmë disa nga investimet aktuale në sektorin e ndërtimtarisë si dhe me theks të veçantë investimet e reja në qytetin e Podujevës.
Ftojmë të gjithë qytetarët vendas dhe bashkëatdhetarët të cilët gjatë kësaj periudhe kohore do jenë në vendlindje të marrin pjesë në këto aktivitete kulturore që po organizohen për nder të tyre.

☎️: 048-458-456
Me përkushtim ndaj zhvillimit urban dhe ndërtimit cilësor, Berisha Group ...
Me rastin e sezonit veror dhe kthimit të mërgimtarëve në ...
Me shumë kënaqësi mirëpresim Marjanin dhe Pranverën, banorët më të ...
Pas realizimit të shumë projekteve të suksesshme në qytete të ...
Berisha Group, kompania lidere në sektorin e ndërtimit në Kosovë, ...
Kompania lidere në sektorin e ndërtimit Berisha Group, në panairin ...