Në zemër të Prishtinës, kompleksi afaristo-banesor “Park Residence” nga Berisha Group sjell një koncept të ri të jetesës moderne. Ky kompleks kombinon komoditetin, cilësinë dhe sigurinë e një investimi të qëndrueshëm.
“Park Residence” ju siguron jo vetëm një banesë apo hapësirë biznesi, por një pronë të menduar për jetë afatgjatë dhe rehati për breza.
Lokacion i favorshëm
Kompleksi është i vendosur në një nga zonat më të kërkuara të Prishtinës, me qasje direkte në pikat kryesore të qytetit: vetëm 3 minuta nga Spitali QKUK, 7 minuta nga rruga B dhe 10–12 minuta nga Qendra e qytetit.
Ky pozicion e bën kompleksin “Park Residence” vendin ideal për banim, punë dhe investim, duke ju ofruar gjithçka që ju nevojitet ta keni afër.
Ndërtim me standarde të larta
Kompania lidere në fushën e ndërtimit, Berisha Group, është e njohur për cilësi dhe besueshmëri.
“Park Residence” po ndërtohet me materiale të certifikuara, izolim modern, sistem energjetik efikas dhe është një projekt me dizajn të menduar me kujdes deri në detajin më të vogël.
Hapësirat e brendshme janë të ndriçuara natyralisht dhe të organizuara me kujdes, duke krijuar rehati dhe funksionalitet.
Shumëllojshmëri e tipeve të banesave
Kompleksi “Park Residence” ofron një shumëllojshmëri banesash të dizajnuara për t’iu përshtatur nevojave dhe stilit të jetesës së çdo banori. Brenda tij gjenden tipologji banesash duke filluar nga ato 1 dhomëshe, 2 dhomëshe, 3 dhomëshe, e deri te penthouse-t luksoze, të cilat dallohen për hapësirën dhe ndriçimin natyral.
Çdo banesë ofron rehati maksimale, funksionalitet dhe estetikë bashkëkohore, duke krijuar një ambient të sigurt dhe komod për secilin banor.
Për më shumë informacione na kontaktoni në:
📞 +383 44 458 458
✉️ [email protected]
Me zgjerimin e aktiviteteve dhe rritjen e interesimit për projektet ...
Në një treg ku shumica e projekteve ofrojnë pronësi të ...
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në përfundimin e ...
Po kërkoni një banesë të re, të rehatshme në një ...
Pas një sezoni jashtëzakonisht të suksesshëm në realizimin e projekteve ...
Tek ne, fuqia dhe qëndrueshmëria fillojnë nga materiali i duhur.Çdo ...