Berisha Logo

Berisha Group shpall konkurs për 4 vende pune !

Berisha Group është në kërkim të 3 Inxhinierëve të Ndërtimit për të zgjeruar ekipin tonë profesional dhe për të mbështetur realizimin me cilësi të lartë të projekteve në zhvillim.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për profesionistë të përkushtuar që duan të kontribuojnë në një ambient serioz pune, me standarde të larta dhe vizion të qartë për të ardhmen.

Kriteret që kërkojmë:
• Përvojë relevante në ndërtim
• Aftësi të shkëlqyera analitike dhe në zgjidhjen e problemeve
• Aftësi për koordinimin dhe menaxhimin e projekteve ndërtimore

Ne ofrojmë:
• Kontratë afatgjatë dhe punë të sigurtë
• Pagesë konkurruese dhe benefite të tjera
• Mundësi për avancim profesional dhe trajnime

1 Specialist/Specialisteje të Shitjes, që ka pasion për punën me klientë dhe dëshirë për të arritur rezultate konkrete në një ambient dinamik dhe profesional, në zyrën tonë qendrore në Prishtinë. Kjo pozitë është ideale për persona energjikë, të organizuar dhe të orientuar drejt suksesit dhe performancës.

Kandidati ideal duhet të ketë:
• Përvojë në fushën e shitjes ose të tregtisë
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociimi
• Aftësi për të identifikuar dhe përmbushur objektivat e shitjes
• Aftësi të përshtatshme të zgjidhjes së problemeve

Ne ofrojmë:
• Kontratë afatgjatë e siguruar
• Pagesë konkurruese dhe sistem bonusi
• Mundësi për zhvillim të karrierës dhe trajnime në fushën e shitjes


📍  Vendi i punës: Prishtinë

📩  Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në: [email protected]

📞  Për më shumë informata: +383 46 888 588


Bëhuni pjesë e ekipit tonë dhe kontribuoni në suksesin tonë të përbashkët!

Shpërndaj

Artikuj të ngjajshëm