Kompania lidere në sektorin e ndërtimit Berisha Group, në panairin “Prishtina 2025” prezanton tri nga divizionet e saj kryesore: B Technologie, Best Beton dhe UTA – Ura Termike Akustike .
Secili divizion sjell eksperiencën dhe profesionalizmin e tij në shërbim të industrisë së ndërtimit, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve moderne dhe të qëndrueshme.
Ftojmë të gjithë të interesuarit, profesionistët e ndërtimit, partnerët potencialë dhe vizitorët e fushës që të na vizitojnë në stendën tonë , në panairin “Prishtina 2025” i cili do të mbahet me datë 10, 11 dhe 12 Qershor!
Gjatë panairit, do të keni rastin të njiheni me projektet tona më të fundit dhe zhvillimet inovative, të diskutoni drejtpërdrejt me ekipet profesionale, të eksploroni mundësi të reja bashkëpunimi dhe të informoheni mbi iniciativat që po formësojnë të ardhmen e ndërtimit.
Gjithashtu, do të keni mundësinë të informoheni prej afër me projektet kryesore: Komplekset afaristo-banesore “Park Residence” dhe “Park Exclusive” në zonën Qendër të lagjes Prishtina e Re në Prishtinë, “Park Towers” në zemër të qytetit të Podujevës, “N’SHESH” në Viti, si dhe “Fushë Kosova 3” në Fushë Kosovë, të cilat pritet të transformojnë tërësisht pamjen urbane të qyteteve në të cilat po ndërtohen.
Mos e humbisni këtë mundësi të veçantë për të njohur nga afër teknologjitë më të avancuara, produktet inovative dhe zgjidhjet efikase që po transformojne industrinë e ndërtimit.
Lokacioni: Prishtina Mall, Lipjan
Koha: 10, 11 dhe 12 Qershor 2025, nga ora 11:00
Ju mirëpresim!
Nga data 26 Korrik në qytetin e Podujevës fillon manifestimi ...
Kemi qenë vazhdimisht dëshmitarë të punëve të mira që po ...
Ekipet tona me punë dhe përkushtim maksimal po sigurohen që ...
Portofolios sonë po i shtohet dhe një tjetër kompleks modern ...
Berisha Group, lider në industrinë e ndërtimit, është në kërkim ...
VENDE TË LIRA PUNEBerisha Group është kompani lidere në ndërtim ...