Berisha Group, kompania lidere në sektorin e ndërtimit, do të marrë pjesë në panairin “Expo Real Kosova 2025”, që do të mbahet më 25, 26 dhe 27 Korrik në Prishtina Mall.
Gjatë këtij eventi, do të prezantohen projektet kryesore të kompanisë që po transformojnë peizazhin urban në disa komuna të Kosovës: Park Residence dhe Park Exclusive në lagjen Prishtina e Re, Park Towers në qendër të Podujevës, Fushë Kosova 3, projektet në Obiliq, si dhe Kompleksi N’Shesh në komunën e Vitisë.
Panairi është një mundësi e shkëlqyer për profesionistët e ndërtimit, partnerët potencialë dhe vizitorët që të njihen nga afër me zgjidhjet inovative, teknologjitë më të avancuara dhe standardet e larta që Berisha Group i sjell në çdo projekt.
Ftojmë të gjithë të interesuarit që të na vizitojnë në shtandin e Berisha Group për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të parë nga afër vizionin tonë për një të ardhme më të qëndrueshme dhe moderne në ndërtim.
Me zgjerimin e aktiviteteve dhe rritjen e interesimit për projektet ...
Në zemër të Prishtinës, kompleksi afaristo-banesor “Park Residence” nga Berisha ...
Në një treg ku shumica e projekteve ofrojnë pronësi të ...
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në përfundimin e ...
Po kërkoni një banesë të re, të rehatshme në një ...
Pas një sezoni jashtëzakonisht të suksesshëm në realizimin e projekteve ...