Berisha Group, kompania lidere në sektorin e ndërtimit në Kosovë, përmbylli me sukses pjesëmarrjen në edicionin e sivjetmë të panairit “Prishtina 2025”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Gjatë datave 10, 11 dhe 12 qershor, në ambientet moderne të Prishtina Mall, Berisha Group prezantoi tri nga divizionet e saj kryesore:
•B Technologie
•Best Beton
•UTA – Ura Termike Akustike
Shtandi i kompanisë u kthye në një pikë takimi për profesionistë të industrisë së ndërtimit, përfaqësues biznesesh, partnerë të interesuar dhe qytetarë që kërkonin të njiheshin nga afër me risitë që Berisha Group po sjell në treg.
Vizitorët patën mundësinë të njihen me disa nga produktet dhe teknologjitë më moderne në tregun e ndërtimit:
•Schöck Tronsole – sistem gjerman për izolim akustik dhe termik, ofruar ekskluzivisht nga UTA - Ura Termike Akustike (distributor ekskluziv i Schöck në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë)
•Schöck Isokorb® – zgjidhje inovative për eliminimin e urave termike në ndërtesa;
•Dritare me efikasitet të lartë energjetik, të prodhuara nga B Technologie;
•Beton cilësor, i certifikuar dhe me garanci, nga Best Beton.
Këto produkte të avancuara, të ekspozuara në mënyrë profesionale, tërhoqën vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, duke demonstruar angazhimin e Berisha Group për ndërtim të qëndrueshëm dhe bashkëkohor.
Në panair u prezantuan gjithashtu edhe disa nga projektet madhore që kompania po zhvillon në qytete të ndryshme:
•Park Residence dhe Park Exclusive në Prishtinë;
•Park Towers në Podujevë;
•N’SHESH në Viti;
•Fushë Kosova 3 në Fushë Kosovë.
Një nga atraksionet më të vizituara ishte loja interaktive “Luaj dhe fito zbritje”, përmes së cilës shumë vizitorë përfituan zbritje deri në 15% në projektet e Berisha Group.
Berisha Group ju shpreh mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve për interesimin, duke ritheksuar angazhimin për të ofruar ndërtim me standarde të larta dhe vizion afatgjatë.
Me rastin e 8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Berisha ...
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se jemi pajisur me Lejen Ndërtimore ...
Kërkojmë toka për ndërtimBerisha Group është në kërkim të parcelave ...
Të jetuarit në një penthouse luksoz nuk është më vetëm ...
Periudha e fundvitit është koha ideale për të marrë vendime ...
Berisha Group pajiset zyrtarisht me lejen ndërtimore nga Komuna e ...