Berisha Logo

BERISHA GROUP PAJISET ZYRTARISHT ME LEJEN NDËRTIMORE PËR PROJEKTIN AFARISTO-BANESOR NË OBILIQ

Berisha Group pajiset zyrtarisht me lejen ndërtimore nga Komuna e Obiliqit për projektin në Obiliq , duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt fillimit të fazës ndërtimore.

Projekti në Obiliq është konceptuar si një zhvillim modern me hapësira banimi dhe afarizmi, të realizuara sipas standardeve bashkëkohore dhe me dizajn funksional dhe modern.

Projekti do të ndërtohet me hapësirë prej mbi 5,000m², dhe do të ofroj tipe te ndryshme te banesave duke filluar nga 59m² deri në 250m², si dhe hapësira afariste të dizajnuara për biznese dhe veprimtari të ndryshme, duke kombinuar funksionalitetin dhe komoditetin në një hapesire te vetme.

Ky zhvillim synon të sjellë vlera të reja urbane dhe të kontribuojë në transformimin e kësaj zone.

Berisha Group shpreh mirënjohje për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të gjithë atyre që janë pjesë e këtij zhvillimi.


N’a kontaktoni për më shumë informacione rreth projektit:
✉️[email protected]

📞+383 44 458 458

📞+383 49 967 700

Për t’i pare tipet e banesave klikoni në linkun e katallogut
https://anyflip.com/fomth/rhjn/

Ose n’a vizitoni në zyren tonë të shitjes,
Linku I lokacionit: https://www.google.com/maps/search/Berisha+Group+obiliq/@42.6391084,21.1227026,12

Shpërndaj

Artikuj të ngjajshëm