Me përkushtim ndaj zhvillimit urban dhe ndërtimit cilësor, Berisha Group ka filluar fazën e parë të projektit më të ri në qytetin e Obiliqit. Procesi ka nisur me rënimin e shtëpive ekzistuese për të hapur rrugë ndërtimit të një kompleksi modern banimi, i cili pritet të sjellë standarde të reja në këtë zonë.
Ky projekt përfaqëson vazhdimësinë e vizionit tonë për të ndërtuar hapësira funksionale, të sigurta dhe të përshtatshme për jetesë bashkëkohore. Me vendodhje të përshtatshme dhe qasje të lehtë në infrastrukturë, kompleksi i ri synon të krijojë më shumë mundësi për banim cilësor dhe jetë komunitare.
Për Berisha Group, çdo fillim mbart përgjegjësi dhe përkushtim.
Ky projekt në Obiliq është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e hapësirave urbane.
Pas pajisjes me leje ndërtimore, kemi kënaqësinë t'ju prezantojmë ofertat ...
Berisha Group ka siguruar zyrtarisht Lejen Ndërtimore nga Komuna e ...
Berisha Group po ofron super zbritje për të kompletuar biznesin ...
Berisha Group në bashkëpunim me BKT Kosova po ofrojmë një ...
Pas suksesit të dëshmuar të Ambassador Residence, Berisha Group sjell ...
Me rastin e 8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Berisha ...