Tre ditë intensive, me shumë energji, takime të shumta dhe biseda me njerëz të mrekullueshëm - kjo ishte mënyra më e mirë për ta përmbyllur pjesëmarrjen tonë në Expo Real Kosova 2025.
Gjatë këtyre ditëve, patëm kënaqësinë të mirëpresim në shtandin tonë qindra vizitorë: bashkëtdhetarë që ndjejnë mall për vendlindjen, familje që janë në kërkim të shtëpisë së tyre të parë, por edhe profesionistë e përfaqësues biznesesh që ndanë me ne ide, pyetje e plane të përbashkëta për të ardhmen.
Na u dha mundësia t’i prezantojmë nga afër projektet tona në Prishtinë, Podujevë, Viti, Fushë Kosovë dhe Obiliq dhe, mbi të gjitha, t’ua tregojmë njerëzve nga afër si punojmë, çfarë vlerash përfaqësojmë dhe pse besimi ndaj nesh vazhdon të rritet dita-ditës.
Çdo bisedë, çdo pyetje dhe çdo buzëqeshje në këto tre ditë na ka motivuar edhe më shumë të vazhdojmë me përkushtim punën tonë. Sepse për ne, ndërtimi nuk ka të bëjë vetëm me tulla e beton por ka të bëjë me besim, përgjegjësi dhe krijimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.
Faleminderit të gjithëve që na vizituat, që ndatë kohë me ne dhe që u interesuat për projektet tona.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për Modus Events për organizimin e shkëlqyer.
Me rastin e sezonit veror dhe kthimit të mërgimtarëve në ...
Me shumë kënaqësi mirëpresim Marjanin dhe Pranverën, banorët më të ...
Pas realizimit të shumë projekteve të suksesshme në qytete të ...
Berisha Group, kompania lidere në sektorin e ndërtimit në Kosovë, ...
Kompania lidere në sektorin e ndërtimit Berisha Group, në panairin ...
Vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në Kompleksin Park Towers ...