Me Smart Home tani, mund të thuhet se gjithçka rreth shtëpisë e keni në xhep!

Natyrisht që në ditët e ngrohta kur të hyni në dhomë keni dëshirë që klima të jetë e hapur për freski të plotë apo të ndalet kur të dilni që shpenzimet të jenë më të ulëta. Duke e përdor teknologjinë Smart Home për qëllime efikasiteti do të keni benefite të mëdha për një jetesë kualitative dhe me pak harxhime.

Benefitet të cilat qëndrojnë brenda janë elemente të cilat banorët janë më se të gatshëm të zgjedhin një teknologji si kjo. Është e lehtë për tu përdorur dhe keni qasje ngado. Përveç anës së përfitimit ekonomik, sistemi Smart Home ju lehtëson jetën dhe ul vështirësitë edhe për fëmijët tuaj, dhe të moshuarit. Sepse ambientin ku ju vendosni ta kaloni kohën mund ta ndryshoni sipas dëshirës, dritat dhe pajisjet elektronike shtëpiake mund të ju qasen drejtpërdrejt në telefon tuaj nga do.

Lokacioni i Ambasador Rezidencë

Ambasador Residence gjendet në lagjen Arbëria 3 dhe ka lidhje të mirë infrastrukturore me qendrën e qytetit e cila lidhet direkt me rrethin e Arbëris dhe direkt në Autostradën kryesore të vendit – Autostradën ‘Ibrahim Rugova’ dhe ‘Rruga e Kombit’.

Kompleksi “Ambasador Rezidencë” distancë të shkurtër me pikat kyçe të Prishtinës si: Komuna e Prishtinës, Ambasada e Amerikës, ambasadat tjera diplomatike etj. Distanca e kompleksit nga Komuna e Prishtinës është rreth 500 metra apo 0.5 km. Distanca e kompleksit nga Ambasada e Amerikës është po ashtu rreth 600 metra apo 0.6 km. Kurse me lidhjen unazore me të gjitha rrugët kryesore siç është rrethi i Arbërisë është 650metra apo 0.65 km. Pra të gjitha këto lidhje në një afërsi më pak se një kilometër e bëjnë kompleksin ‘Ambasador Rezidencë një vend mjaft të përshtatshëm për jetë në pothuaj qendër të institucioneve kryesore që e rrethojnë.

Shfletoni katalogun e llojeve të banesave që ofron ky kompleks:

Lagjja Arbëria 3 me kompleksi Ambasador Rezidencë është një lagje mjaft e këndshme me posedimin e të gjitha karakteristikave të veçanta për të udhëheqë një jetë komode dhe luksoze, me gjelbërim përreth, qetësi dhe përkujdesje maksimale e cila ka për qellim mirëmbajtjen dhe qëndrueshmërinë në kompleks.
Është vështirë të gjeni ndonjë lokacion deri tani më të përshtatshëm për vendosjen e vendbanimit të ri në kryeqytet kur është e qartë se mundësitë për një jetë të mirëfilltë qëndrojnë brenda këto kornizave dhe komponentëve të cilat e bëjnë Ambasador Rezidencë si të tillë, e mos të themi të pamundur.

Smart Home në Ambasador Rezidencë

Risia më e madhe në këto rrethana sa i përket sigurisë është sistemi Smart Home.
Ju do ta keni kontrollin e duhur dhe të frytshëm direkt nga xhepi juaj, në telefonin mobil. Ju si dhe familjarët tjerë mund të keni qasje interaktive në secili moment në shtëpinë tuaj.

Smart Video Intercom

Doni të dëgjoni vizitorin në anën tjetër të derës? Prisni, nuk ka nevojë të shtyni dorezën. Falë fuqive të saj të jashtëzakonshme, Smart Video Intercom do të zbulojë çdo zë jashtë dhe biseda e regjistruar do të jetë aq e qartë sa ajo që keni në tryezën tuaj. Fuqia magjike e Smart Video Intercom lejon që ajo të mbrojë jo vetëm shtëpinë, por edhe mjedisin e saj. Ajo mban një sy vigjilentë në gjithçka rreth dhe një veprim i dyshimtë është i mjaftueshëm për ta alarmuar atë dhe për ta bërë thirrjen tek telefoni tuaj.

Smart Security në Ambasador Rezidencë

Siguria është një ndër aspektet primare kur vendosim për të blerë banesë të re.
Lokacioni, lagjja, fqinjët dhe kushtet specifike sikurse shumë elemente të tjera përfshihen në aspekte kur përmendet komforti dhe siguria në vendim-marrje të një banese të re.
Të gjitha këto aspekte të sigurisë janë të zgjidhura në kompleksin madhështor Ambasador Rezidencë e cila është duke u ndërtuar në kryeqytet.

Posedimi i një sistemi të tillë në ambientin ku jetoni është përparësi e jashtëzakonshme, duke pas qasje dhe vëzhgim të menjëhershëm në të gjithë shtëpinë.
Mbi të gjitha siguria është një ndër faktorët tejet i rëndësishëm kur zgjidhni banesë të re dhe Ambasador Rezidencë ju heq dyshimet te ky aspekt duke ofruar siguri dhe stabilitet për familjen e juaj.

Për të blerë banesë në kompleksin në Ambasador Rezidencë, dhe për të mësuar më shumë rreth mundësisë së financimit të saj, kontaktoni në:

  • +383(0)44 901 700
  • +383(0)45 610 700
  • +383(0)44 903 903.
  • info@berishagroup.com
  • http://berishagroup.com

Shfletoni katalogun e llojeve të banesave që ofron ky kompleks: