Ambasador Rezidence

Ambasador Rezidence

Tashmë janë duke përfunduar punët e fundit në ndërtesën e parë të kompleksit “Ambasador Residence”, kompleks i ndodhur në një nga zonat më të bukura të kryeqytetit. Ndërsa, janë hapur themelet e ndërtesës së dytë, gjithçka ka filluar të marr pamjen përfundimtare dhe pa asnjë dyshim është një nga vendet që vendos standard në ndërtim.

Ndonëse jemi në prag të festave të fundvitit punët janë duke vazhduar, kjo pasi që themelet për ndërtesën e dytë janë hapur dhe të njëjtat duhet të përfundojnë.

Kjo që po shohim është vetëm ndërtesa e parë nga gjithsej 4 ndërtesa sa do t’i ketë kompleksi

“Ambasador Residence” kemi insistuar nga fillimi t’i japim një pamje unike edhe zonës, thotë Naim Berisha, që është në krye të Berisha Group. Berisha Group, paralelisht është duke punuar dhe në kompleksin më të madh në Prishtinën e Re, për të cilin thuhet se detajet do të zbardhin në fillim të vitit 2019, natyrisht duke pasur parasysh përvojën për më shumë se 18 vjet në ndërtim edhe projekti i Prishtinës së Re do të jetë unik.

Ajo që vlen të përmendet në “Ambasador Rezidence” përpos lokacionit, cilësisë së padiskutueshme të ndërtimit është dhe sistemi më i ri i Smart Home, sistem me të cilin do të keni mundësi të menaxhoni veprime të tëra në banesën tuaj.

Ajo që është duke u instaluar në Ambasador Residence është teknologjia më e avancuar, dhe duke parë cilëin e ndërtimit kemi dashur që banorët e Ambasador Residence të kenë qasje të plotë në hyrje – dalje, menaxhimin e ngrohjes, ndriçimin dhe të gjithë pajisjeve të tjera elektronike nga telefoni i tyre.

SMART LIFE
  • Kompleksi i parë SMART LIFE në Kosovë!
  • Smart Video Intercom
  • Smart Home
  • Smart Security
  • Na kontaktoni në 044 777 001
Shkarko Katallogun
background
Kalkulatori
Çmimi (€)
Kohëzgjatja (Muaj)

Kalkulo

Ambasador Residence nga Berisha Group, është duke u ndërtuar në zonën ku shtrihen ambasadat më të rëndësishme të vendeve mike, ndërsa tashmë kanë filluar edhe punët për ngritjen e ndërtesës së dytë.

“Ambasador Rezidence” është menduar një kompleks në të cilin, 70% është gjelbërim që do të mirëmbahet, do të ketë vetëm nga 4 kate ndërtesa ndërsa katet do të kenë nga 2, 3 dhe 4 banesa, e gjithë kjo në mënyrë që të ofrohet një ambient i pakrahasueshëm për të jetuar, thotë Berisha derisa zbardh projektin e “Ambasador Rezidence“.

Banesa që ju përzgjidhni mund të hipotekohet dhe të paguhet në baza mujore në afat deri në 20 vjet. Kjo bënë që “Ambasador Rezidence“, Arbëri – Prishtinë të jetë mundësi unike. Kjo ka qenë diçka në të cilën kemi insistuar dhe fal një mbështetje dhe mirëkuptimi të plotë me NLB, tashmë mund të ofrohet kjo super mundësi që Ju të investoni në patundshmëri, dhe investimi juaj të jetë i sigurt, përfundon Berisha.

Për më tepër mund të kontaktoni në Ambasador Residencë në nr e kontaktit 044 777 001

Kompleksi “Ambasador Rezidencë” ndodhet në lagjen Arbëria dhe ka lidhje të mirë infrastrukturore me qendrën e qytetit, institucionet publike si dhe kyçje të shpejtë në autostradë dhe distancë të shkurtër me pikat kyçe si: Komuna e Prishtinës, Ambasada e Amerikës, ambasadat tjera diplomatike etj.

Investo me zgjuarsi për të ardhmen e familjes suaj!
Bëni jetë ambasadori!

 

  • Smart Video Intercom
  • Smart Home
  • Smart Security
  • Distanca e kompleksit nga Komuna e Prishtinës 0.6 km
  • Distanca e kompleksit nga Ambasada e Amerikës është 0.7 km
  • Distanca e kompleksit nga Rrethi i Arbrisë 0.65 km
  • Na kontaktoni në 044 777 001