Ambasador Rezidence

Berisha Group

Historiku
Berisha Group

Berisha Group është kompani ndërtimi me seli në Prishtinë, e themeluar në vitin 2009 me një kapital financiar simbolik nga vëllezërit Berisha.

Përkundër sfidave dhe vështirësive për të depërtuar në sektorin ndërtimor në Kosovë, Berisha Group me punë te palodhshme dhe bashkëpunim e përkrahje të miqve, klientëve, kontraktuesve dhe partnerëve afariste përgjatë këtyre viteve arriti të sigurojë gradualisht përkrahje të fuqishme dhe kredibilitet në sektorin e ndërtimit në Kosovë.

Besimi i madh dhe i pa-rezervë i miqve, klientëve, dhe partnerëve tanë të shumtë afaristë në punën tonë dhe cilësinë e shërbimeve tona e ka shndërruar Berisha Group në një pikë të rëndësishme reference në sektorin e ndërtimit në Kosovë.

Përgjatë viteve të rritjes dhe zhvillimit gradual s’i kompani Berisha Group arriti të formojë ekipe te fuqishme të specializuar ne shumë sektorë si bie fjala: ekipet speciale të suvatimit, fasadimit, nivelizimit, knaufit, pllakave, saldimeve … etj.

Puna e përbashkët dhe e pandalshme e këtyre ekipeve të punëtorëve dhe menaxherëve të kompanisë tërë këto vite me synimin e përhershëm për t’i realizuar në afat optimal projektet ndërtimore që na janë besuar nga partnerët tanë na bën të ndihemi krenar dhe të jemi përherë mirënjohës e falënderues ndaj secilit prej tyre.

Sot, Berisha Group është duke punuar intensivisht në Park Residence që është kompleksi më i madh në Prishtinën e Re – Zona Qendër. Një kompleks që është duke e bërë diferencën në ndërtim, cilësi të jetës dhe vizion ndërtimi.

Park Residence, llogaritet projekti më i madhi deri me tani nga Berisha Group, ndërsa jo rastësisht mban sloganin – Themelet e Prishtinës së Re – pasi është një faqe e re që po hapet për kryeqytetin dhe mbarë vendin. Ky projekt e pozicionon kompaninë Berisha Group në krye të liderëve të ndërtimit në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

Projektet kapitale

Në vitin 2015 Berisha Group në kuadër të shumëllojshmërisë / varietesë së shërbimeve të ofruara lansoi edhe sektorin e prodhimit. Tashmë është një tregim suksesi fabrika për prodhimin e llaqeve “Ber Fix” e menaxhuar  në tërësi nga një staf vendor dhe me prodhime shumë cilësore, duke bërë që produktet e Ber Fix tashmë të përdoren në shumë objekte prestigjioze ndërtimi.

Një vit më pas në 2016 Berisha Group-it ju besua projekti madhor për ndërtimin e kompleksit të parë afarist-banesor në një nga zonat më atraktive të kryeqytetit, përballë Ambasadës së re Amerikane.

Berisha Group me përkrahjen e arkitektëve dhe bashkëpunëtoreve arriti të realizojë në detaje çdo fazë të projektit në mënyrë që gjithçka të realizohet sipas normave dhe parametrave më të lartë në cilësi të ndërtimit dhe hapësirave të banimit. Në këtë zonë ndodhen dhe objektet  tjera të cilat janë ndërtuar po ashtu nga Berisha Group. Ara Rezidence 1, 2 dhe 3 vepër ndërtimi që janë shndërruar në model për këtë zonë të kryeqytetit, duke pasur 7 hyrje me qindra apartamente, lokale afariste dhe vend parkingje.

Kurse në vitin 2017 Berisha Group filloi së investuari në objektet banesore në rrugën Hamdi Grajqevci në Fushë Kosovë duke ndërtuar në atë mjedis një ndër komplekset më të bukura banesoro-afariste dhe njëherësh një model të shfrytëzimit racional te hapësirave në Fushë Kosovë, projekt ky i përfunduar me shumë përkushtim angazhim e pasion. Objekti është vënë tashmë në tërësi në funksion për banim.

Tani Berisha Group është duke punuar në objektin e radhës në Fushe Kosovë ku të dyja objektet në vete përbëjnë 140 njësi banesore shumë lokale afariste dhe shumë parkingje nëntokësore dhe parkingje në sipërfaqe.

Deri me tani Berisha Group ka realizuar mbi 30.000 m2 objekte të përfunduara.

Projektet 2019/2020

Berisha Group tani ka pwrfunduar kompleksin Ambassador Rezidence në Arbëri që ndodhet përballë Ambasadës Amerikane, një  kompleks apartamentesh multifunksionale me karakter të veçantë.

Synimi

Synimi i Berisha Group është që tregut të Kosovës dhe rajonit t’i sjellë vazhdimisht risi në modelet e objekteve të banimit dhe të njëjtat të jenë të veçanta si për nga forma ashtu edhe për nga cilësia e ndërtimit duke vënë theksin e veçantë tek funksionaliteti i plotë i ndërtimeve dhe shfrytëzimi sa më racional i hapësirave në mënyrë që blerësit të investojnë sigurt dhe të kenë të garantuar pasurinë e tyre.

Shërbimet
  • Projektim
  • Menaxhim
  • Ekzekutim
  • Suvatim
  • Ndërtimtari
  • Enterier
  • Fasada
  • Ngjyrosje
  • Nivelizim
  • Dekorime
  • Izolime
Projekti i fundit
Ambasador Rezidence
Projektet Tona
background
KENI NDONJË PYETJE?
Kontaktoni stafin tonë miqësor